image Bulliqi publikon fotografi me një nga viktimat e aksidentit në Kroaci: Ishte miku im

Sociale

Bulliqi publikon fotografi me një nga viktimat e aksidentit në Kroaci: Ishte miku im

news image

Dhjetë kosovarë kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, në Slavonski Brod, në Kroaci, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali raportoi mbrëmë se në mesin e viktimave është edhe Sevdail Rrushtemi nga fshati Pakashticë e Komunës së Podujevës.

Sot, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar një fotografi me të, duke bërë të ditur se i ndjeri ka qenë mik i tij.

Dje kemi pranuar informatën nga Ministria e Punëve të Brendshme, se prej 10 viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci, njëri prej tyre është edhe miku im, Sevdail Rrustemi nga Pakashtica e Podujevës. Ky lajm i kobshëm për vdekjen e bashkëvendësit tonë na lëndoi thellësisht të gjithë qytetarëve të Llapit”, tha ai.

Unë iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të viktimës, dhe shpreh solidaritetin e plotë, që si institucion me të gjitha mundësitë tona do të qëndrojmë pranë familjes në këto momente të rënda”, shtoi Bulliqi. /GazetaSinjali/