image Bulliqi kumbarë në kurorëzimin e një çifti në Podujevë

Kosovë

Bulliqi kumbarë në kurorëzimin e një çifti në Podujevë

news image

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka qenë prezent sot si dëshmitar në ceremoninë e kurorëzimit të një çifti, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky veprim erdhi pasi që Bulliqi mori vendim që sektori i shërbimeve me qytetarë në administratën komunale të punojë edhe gjatë ditëve të fundjavës për shkak të rritjes së kërkesave me ardhjen e mërgimtarëve nga shtetet e ndryshme.

“Kurorëzimi i këtij çifti u bë në fundjavë, duke pasur parasysh se kryetari Bullliqi ka marrë vendim që sektori i shërbimeve me qytetarë në administratën komunale të punojë edhe gjatë ditëve të fundjavës (e shtunë e diel), për shkak të rritjes së vëllimit të punëve dhe kërkesave me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve për festat e fundvitit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Komunës.

Njoftimi i plotë:

Kryetari Bulliqi dëshmitar në kurorëzimin e çiftit të ri

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot kishte kënaqësinë dhe nderin e veçantë të jetë dëshmitar në kurorëzimin e çiftit të ri Erëza Rekaliu dhe Endrit Salihi, që u bë në Komunën e Podujevës.

Kryetari Bulliqi falënderoi çiftin e ri që kishin përzgjedhur që ai të jetë dëshmitar në aktin më solemn dhe më të rëndësishëm, të kurorëzimit të një martese.

Kryetari Bulliqi e uroi çiftin e ri duke i dëshiruar lumturi e harmoni në jetën bashkëshortore.

Kurorëzimi i këtij çifti u bë në fundjavë, duke pasur parasysh se kryetari Bullliqi ka marrë vendim që sektori i shërbimeve me qytetarë në administratën komunale të punojë edhe gjatë ditëve të fundjavës (e shtunë e diel), për shkak të rritjes së vëllimit të punëve dhe kërkesave me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve për festat e fundvitit.

/GazetaSinjali/