image Bulliqi: Ekipet emergjente janë në teren dhe po punojnë të evitojnë dëmet nga vërshimet

Sociale

Bulliqi: Ekipet emergjente janë në teren dhe po punojnë të evitojnë dëmet nga vërshimet

news image

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se në komunën që ai drejton ka pasur situatë të vështirë me vërshime, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Bulliqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka vizituar disa nga fshatrat më të prekura nga vërshimet.

“Me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, kemi vizituar disa nga fshatrat e prekura nga vërshimet si fshatin Dobërdol, Bajçinë, Peran, Metehi, Pakashticë dhe Murgull, në të cilat është rritur niveli i ujit për shkak të daljes nga shtretërit e lumenjve si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut gjatë orëve të fundit”, ka shkruar Bulliqi.

Sipas tij, gjendja e përgjithshme në disa fshatra nuk është aq stabile, e shiu i pandërprerë po e vështirëson menaxhimin e situatës.

“Ekipet emergjente nga mbrëmë janë në teren dhe me angazhim maksimal po punojnë të evitojnë e minimizojnë dëmet që mund të shkaktohen nga vërshimet”, tha Bulliqi.

Kryetari Bulliqi, apelon tek të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me ekipet emergjente institucionale në mënyrë që përmes koordinimit dhe kontributit të përbashkët të tejkalohet sa më shpejtë dhe me sa më pak dëme kjo situatë.

Me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, kemi vizituar disa nga fshatrat e prekura nga vërshimet si fshatin…

Posted by Shpejtim Bulliqi on Sunday, November 20, 2022

/GazetaSinjali/