image "Blerim Maqastena është vizituar nga vëllai i tij në burg, nuk është keqtrajtuar fizikisht"

Kosovë

“Blerim Maqastena është vizituar nga vëllai i tij në burg, nuk është keqtrajtuar fizikisht”

news image

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se ka biseduar me familjarët e të arrestuarit nga Serbia në brezin kufitar, Blerim Maqastena, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Bulliqit, Maqastena është vizituar në burg nga vëllai i tij i cili ka njoftuar se ai nuk është keqtrajtuar fizikisht dhe është mirë me shëndet.

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me familjarët e këshilltarit komunal Blerim Maqastena, të cilin policia serbe e arrestoi gjatë fundjavës në brezin kufitar, kurse gjykata serbe i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Blerimi është vizituar në burg nga vëllai i tij dhe më gëzon fakti që ai është me shëndet të mirë dhe nuk është keqtrajtuar fizikisht. Uroj që Blerimi sa më parë t’i kthehet familjes së tij”, shkroi Bulliqi në Facebook./Gazeta Sinjali/