Një numër i bujqve nga rajone të ndryshme të Kosovës të mbështetur nga Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, po protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë. Mirëpo protestuesit nuk po i bëjnë të ditura kërkesat e tyre pa prezencën e ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafa.
Kryetar i Federatës Sindikale të Bujqësisë, Tahir Tahiri, ka thënë se po kërkojnë takim urgjent me ministrin Mustafa dhe se kërkesat e tyre nuk do të bëhen të ditura nëse ky i fundit nuk del në takim.
Derisa para protestuesve doli zëvendës ministri në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani, i cili njoftoi protestuesit që ministri Mustafa i pret brenda në takim.
Por që këta të fundit vazhdojnë të kërkojnë që ministri të dalë para të gjithë protestuesve dhe jo vetëm përfaqësuesit të futen në takim./Gazeta Sinjali/