image Bufi për goditjen e Molliqajt ndaj policit: "Çka janë ato shuplaka për policët me rroga qesharake?"

Bota e Yjeve

Bufi për goditjen e Molliqajt ndaj policit: “Çka janë ato shuplaka për policët me rroga qesharake?”

news image

Shuplaka e kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt ndaj policit gjatë protestës së sotme ngjalli reagime të shumta në publik. Edhe nga kjo parti reaguan duke publikuar pamje kur njëri nga policët përplasi Molliqajn.

Nga PSD thanë se Policia ishte e dhunshme dhe joprofesionale gjatë protestës që mbajtën, raporton Sinjali.

Por vëmendja sërish u kthye te shuplaka e Molliqajt. Aktori Fatmir Spahiu – Bufi thotë se ishte acaruese ai moment, duke shtuar se derisa policët s’kanë sigurime shëndetësore, e sipas tij kanë rroga qesharake, pse duhet të ndodhin raste të tilla.

“Tash i pashe do video qe me acaruan dhe ma prishen natën. Çka janë ato shuplaka Policisë se Kosovës, pse? Ne çdo rast dhe gjithmonë, jam me Policinë e Kosovës, sidomos me at radhën e pare te tyre. Policinë pa sigurime shëndetësore dhe me rroga qesharake. Hajt pse ajo shuplake, pse?”.

/GazetaSinjali/