image Buffon rikthehet te Parma pas 26 viteve

Futboll

Buffon rikthehet te Parma pas 26 viteve

news image

Gianluigi Buffon ka nënshkruar me Parman, njofton Fabrizio Romano, përcjell Sinjali Sport.

Portieri italian rikthehet te klubi ku filloi karrierën profesionale.

Buffon largohet nga Juventusi ku kaloi 26 vitet e fundit, përpos një sezoni që luajti për PSG.

43 vjeçari me “Zonjën e Vjetër” ka fituar shumë tituj, 10 prej tyre të Serie A, mirëpo jo edhe titull të Evropës.

Me Parman, gardiani italian fitoi SuperKupën dhe Kupën e Italisë, si dhe Kupën e UEFA-s , të gjitha në vitin 1999.

Parma edicionin e ardhshëm do garojë në Serie B dhe synim kanë rikthimin në elitën e futbollit italian. /Gazeta Sinjali Sporti/