Ministri i Financave, i Punës dhe i Transfereve, Hekuran Murati u takua sot me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.
Në këtë takim, sipas komunikatës se BSPK-së thuhet se kanë diskutuar për subvencionimin e pagës prej 100€ për të gjithë të punësuarit në sektorin publik për kohën deri në miratimin e Ligjit të Pagave.
“U fokusuan në zgjidhjen e kërkesave sindikale përkitazi me përfundimin e hartimit të Projektligjit të Pagave, me Plotësim-Ndryshimin e Ligjit të Skemave Pensionale të Financuara nga Shteti, dhe për nisjen e zbatimit të Ligjit të Sigurimit Shëndetësor, e sidomos u ndalën në gjetjen e rrugës së duhur për plotësimin e kërkesës së subvencionimit të pagës në lartësi prej 100€ për të gjithë të punësuarit në sektorin publik për kohën deri në miratimin e Ligjit të Pagave”, thuhet në njoftim.
BSPK-së pret një vendim të duhur sa i përket kërkesës për miratimin e shtesës prej 100 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin publik për kohën deri në miratimin e Ligjit të Pagave.