image Brook përgjakë kundërshtarin, fiton me nokaut brutal në rikthimin e tij në boks

Sporte Luftarake

Meçi/ Brook përgjakë kundërshtarin, fiton me nokaut brutal në rikthimin e tij në boks

news image

Kell Brook e nokautoi Mark DeLucan në rundin e shtatë të meçit, i cili shënoi rikthimin e tij në boks të shtunën në qytetin e lindjes, Sheffield.

Një goditje e fuqishme me të majtën nga Brook e hodhi në dysheme DeLucan dhe e detyroi gjyqtarin ta ndërpresë meçin, pasi britaniku e përgjaku dhe e lëndoi kundërshtarin e tij vizitor gjatë gjithë kohës.

Pas 14 muajve larg ringut, 33- vjeçari ishte brutal dhe i ashpër në këtë luftë të njëanshme. Kjo fitore i hap atij rrugë për një kapitull të ri në karrierën e tij.

Meçi i tij i radhës mund të jetë ndaj Amir Khan, por gjasat më të mëdha janë që ai të përballet me rivalin e vet britanik, Liam Smith në fund të vitit 2020.