image Broja starton edhe ndaj Arsenalit, këto janë formacionet

Futboll

Broja starton edhe ndaj Arsenalit, këto janë formacionet

news image

Arsenali do ta mirëpresë në shtëpi skuadrën e Southamptonit.

“Gunners” të cilët kanë dy humbje nga dy ndeshjet e fundit, do të kërkojnë të rikthehen tek fitoret për të luftuar për objektivin e tyre këtë sezon – pjesëmarrjen në garat e Ligës së Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Southamptoni ndërkohë është pa fitore në katër ndeshjet e fundit, teksa londinezët kanë një rekord të mirë në shtëpi këtë edicion, duke fituar pesë, humbur një e barazuar një tjetër në shtatë ndeshje të zhvilluara në Emirates.

Formacionet zyrtare të dy skuadrave.

Arsenal XI: Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel Magalhães, Tierney; Saka, Partey, Xhaka, Martinelli; Ødegaard; Lacazette.

Southampton XI: Caballero; Livramento, Stephens, Bednarek, Walker-Peters; Redmond, Diallo, Ward-Prowse, Tella; Broja, Armstrong. /Gazeta Sinjali Sporti/