image Broja me Southamptonin pëson disfatë, Rashica me Norwichin fiton

Futboll

Broja me Southamptonin pëson disfatë, Rashica me Norwichin fiton

news image

Dy futbollistët shqiptarë të Premierligës, Milot Rashica dhe Armando Broja startuan në ndeshjet e radhës në elitën angleze, shkruan Sinjali Sport.

Rashica me Norwichin mposhtën Evertonin në kuadër të xhiros së 22-të në “Carrow Road” me rezultat 2-1.

Autogoli i Keane dhe goli i Idah për Norwichin ishin vendimtar, kurse Richarlison tentoi ta rikthej ekipin në lojë me golin e vetëm të Evertonit.

Rashica i kompletoi 90 minutat, duke u paraqitur mjaftë mirë sidomos në anën defensive, duke e ndihmuar skuadrën.

Broja në tjetrën anë në udhëtim me Southamptonin pësuan disfatë nga Wolverhamptonit në “Molineux Stadium” me rezultat 2-1.

Jimenez, Coady dhe Traore i realizuan golat për vendasit, kurse golin e nderit për mysafirët e shënoi Ward Prowse.

Renditja tabelore, pas këtyre ndeshjeve, ku shihet se Norwichi ka pasur ngritje, kurse Southamptoni mbetet në atë pozitë si xhiron e kaluar.

/Gazeta Sinjali Sporti/