Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ishte duke dhënë një intervistë në qytetin e Morley, kur qytetarët e kanë ndërprerë dhe i kanë kërkuar llogari, se pse nuk negocion për “Brexit”.
Johnson u përpoq të justifikohej duke thënë se në 31 tetor do të dalin nga BE-ja, por qytetari ka vijuar t’i thotë se ai pa luan lojra.
“Që në momentin që u zgjodhe kryeministër po luan lojra. Po luan lojëra me parlamentin dhe me çdo gjë. Duhet të ishe në Bruksel dhe jo në Morley“,- shprehet një qytetar.