image Britania ua jep këtë ilaç personelit shëndetësor, testohet nëse mund të ketë efekt kundër koronavirusit

Shëndetësi

Pandemia/ Britania ua jep këtë ilaç personelit shëndetësor, testohet nëse mund të ketë efekt kundër koronavirusit

news image

Mbretëria e Bashkuar ka nisur testimin e dy ilaçeve kundër malaries në Brajton dhe Oksford, për të parë nëse parandalojnë COVID-19.

Klorokina dhe hidroksiklorokina do t’u jepet më shumë se 40 mijë punonjësve të shëndetësisë nga Evropa, Afrika, Azia dhe Amerika e Jugut, si pjesë e një nisme globale për të parë efektshmërinë e këtij trajtimi. Të gjithë pjesëmarrësit janë anëtarë stafi mes bluzave të bardha, të cilët kanë kontakt të vazhdueshëm me pacientë të infektuar nga COVID-19.

Pjesëmarrësit e parë në Britaninë e Madhe do të trajtohen me klorokinë dhe hidroksiklorokinë për 3 muaj. Ky shtet synon të krijojë 25 zona testimi në të gjithë territorin etij dhe rezultati pritet të bëhet publik në fund të vitit. Në këtë eksperiment mund të marrin pjesë të gjithë punonjësit e shëndetësisë, për sa kohë nuk janë diagnostikuar me koronavirus.

Presidenti amerikan u kritikua këtë javë pasi pohoi se ka marrë medikamentin çdo ditë, pavarësisht paralajmërimeve se një gjë e tillë është e pasigurt. Një ndër synimet e këtij eksperimenti global është të përcaktojë nëse këto dy ilaçe sjellin më shumë benefite apo dëmtojnë trupin e njeriut gjatë luftës kundër koronavirusit të ri.

Klorokina dhe hidroksiklorokina mund të reduktojë temperaturën e lartë dhe inflamacionin dhe të dyja përdoren për trajtime kundër malaries. Gjithashtu rregullojnë kundërpërgjigjen imunitare të trupit të njeriut. Kjo vëmendje e madhe te këto medikamente mund të rrezikojë furnizimet për pacientët me sëmundje të tjera që e kanë të nevojshëm trajtimin me klorokinë dhe hidroksiklorokinë. /Gazeta Sinjali/