Britania është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi. Mirëpo, në zonën e Surrey nuk kanë munguar as tornadot.
Banorët kanë shpërndarë video të një tornado që kalonte nëpër zonën e Surrey, duke dëmtuar pronën dhe pemët.
Në prag të Krishtlindjeve, vendi është zhytur në ujë, çka ka krijuar një kaos të vërtetë në qarkullimin e mjeteve të transportit.
Parashikohet që reshjet të vijojnë me intensitet më të lartë gjatë fundjavës, duke shtuar edhe më tej problemet.
Moti i keq do të përfshijë më së shumti jugun e Anglisë, ku do ketë sasi të mëdha reshjesh.