image Britania shënon mbi 10 mijë raste të reja me COVID-19

Botë

Britania shënon mbi 10 mijë raste të reja me COVID-19

news image

Ministria e Shëndetësisë në Britani të Madhe ka njoftuar se janë shënuar 10 mijë raste të reja me koronavirus, për herë të parë që nga fillimi i testimeve masive.

Brenda 28 ditëve, janë evidentuar 12 mijë e 872 raste të reja ndërsa 49 persona kanë humbur jetën. Qeveria britanike ka bërë me dije se disa raste gjatë kësaj jave nuk janë publikuar, kështu që këto janë përfshirë të gjitha në një regjistër, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Rritja e numrit të infektimeve, por me një ritëm më të ngadaltë, ishte paralajmëruar nga të dhënat në fillim të kësaj jave./Gazeta Sinjali/