image Britania nuk gjen qetësi/ Sërish përmbytje nga shirat e rrëmbyeshëm

Evropë

Britania nuk gjen qetësi/ Sërish përmbytje nga shirat e rrëmbyeshëm

news image

Britania nuk po gjen qetësi nga përmbytjet. Raportohet se tashmë disa pjesë të tjera të Britanisë po përballen sërish me shira dhe përmbytje të lokalizuara.

Mirëpo parashikuesit kanë njoftuar se deri në fund të muajit do të ketë një verë të thatë dhe më me diell.

Përmbytjet në pjesë të Londrës vazhduan edhe sot për shkak të shirave dhe Met Office paralajmëroi se reshjet do të vazhdojë të prekin juglindjen e Anglisë gjatë gjithë ditës.

Gjithashtu, ka paralajmërime për shi të fortë, stuhi, vërshime, rrufe, erëra të ftohta dhe breshër në Skocinë qendrore dhe jugore, Anglinë veriore dhe Irlandën e Veriut gjatë kësaj fundjave.

Vendet më të goditura duket se janë Londra, që ka pasur 143 për qind të reshjeve mesatare të saj këtë verë, ishulli i Uajtit me 174 për qind të reshjeve mesatare të verës dhe Surrey me 126 për qind.

/Gazeta Sinjali/