image Britania ndan 2 milionë euro për Kosovën

Britania ndan 2 milionë euro për Kosovën

news image

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë të ditur se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka ndarë 2 milionë euro që ta ndihmojë Kosovën në rikthimin e normalitetit pas pandemisë.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se në fokus të këtij projekti është sektori i shëndetësisë dhe arsimit.

“Sot, me kënaqësi ju njoftoj se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur që t’i ndajë 2 milionë euro përkrahje shtesë për të ndihmuar popullin e Kosovës që të kthehet në normalitet. Ky projekt do të implementohet nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe do të fokusohet në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit. Përkrahja nga Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në përmirësimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor si dhe pjesëmarrje të sigurt dhe përfshirëse në shkollim”, tha ai përmes një deklarate.

Gjithashtu tha se përmes këtij projekti, Mbretëria e Bashkuar synon që të sigurohen që të gjitha komunitetet kanë qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore, përkundër COVID-it, dhe se askush mos të mbetet mbrapa. /Gazeta Sinjali/