image Britania ndalon përdorimin e celularëve në shkolla, Sunak tregon sa të bezdisshëm janë gjatë mësimit

Botë

Britania ndalon përdorimin e celularëve në shkolla, Sunak tregon sa të bezdisshëm janë gjatë mësimit

news image

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkolla, duke përfshirë edhe gjatë pushimeve, sepse ata pengojnë mësimet.

Ministria e Arsimit deklaroi se 97 për qind e fëmijëve të moshës 12 vjeç e lart kanë celularë personalë.

Ata bënë të ditur se kanë vërejtur se cilësia e arsimit është më e mirë në shkollat ​​që kanë ndaluar përdorimin e celularëve.

Kujtuan se Organizata e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) ka kërkuar gjithashtu ndalimin e telefonave celularë në shkolla, që shkaktojnë ngacmime kibernetike dhe ndërprerje të mësimit.

Deklaruan se drejtorët e shkollave do të marrin mbështetje për ndalimin e përdorimit të celularëve gjatë gjithë ditës së shkollës, përfshirë edhe pushimet.

Është bërë e ditur se telefonat nuk do të sillen fare në shkollë ose do të lihen në kuti, dollapë apo kasaforta të mbyllura në hyrje të shkollave.

Ata theksuan se 44 për qind e prindërve janë të shqetësuar për kohën që fëmijët e tyre kalojnë me celularë. Gjithashtu u theksua se 10 milionë funte do të investohen në rreth 700 shkolla, gjatë tre viteve të ardhshme për të zbatuar këtë ndalim.

Ministrja e Arsimit, Gillian Keegan tha se stafit të shkollës do t’i jepen kompetenca për të parandaluar përdorimin e telefonit.

“Shkollat ​​janë vende arsimimi dhe në rastin më të keq, telefonat shkaktojnë ndërprerje të padëshiruara në mësime”, tha Keegen.

Më shumë se 75 për qind e familjeve mbështesin ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla. Madje edhe kryeministri Rishi Sunak mbështet idenë, ku në një video të publikuar është munduar të tregojë sesi telefoni është i bezdisshëm në shkolla.

/GazetaSinjali/