image Britania lehtëson masat ndaj koronavirusit, Johnson: Nuk do të ketë valë të dytë të virusit

Botë

Britania lehtëson masat ndaj koronavirusit, Johnson: Nuk do të ketë valë të dytë të virusit

news image

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka njoftuar se do të lehtësohen masat e kufizimeve që u vendosën për ta luftuar koronavirusin.

Johnson, tha se lehtësimi i masave po bëhet për shkak të rënies së numrit të infekimeve dhe se besohet që tash e tutje nuk ka rrezik të një vale të dytë.

“Pandemia ka shkaktuar plagë të përjetshme dhe vajtojmë për secilin person që e kemi humbur. Edhe pse mbesim vigjilentë, nuk besojmë se për momentin ekziston rreziku i një vale të dytë të infektimeve që do të mbingarkojë Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë”, ka thënëJohnson.

Teksa Johnson ka përmendur lehtësimin e masave, ai tutje ka shtuar se shumica e bizneseve do të hapen nga 4 korriku.

Këto ndryshime do të mundësojnë takimin e familjeve në çfarëdo ambienti, do të hapen kafenetë, restorantet, floktarët, objektet fetare si dhe shumica e atraksioneve të turizmit.

Klubet e natës, palestrat e mbyllura dhe pishinat do të mbesin të mbyllura.

Shkollat fillore dhe të mesme do të rinisin nga shtatori, ndërsa dasmat mund të mbahen me më së shumti 30 mysafirë. Teatrot dhe koncertet do të rinisin programin gjithashtu.

Johnson tutje ka shtuar se të gjitha kufizimet nuk mund të hiqen përnjëherë dhe se njerëzit duhet të mbesin vigjilentë dhe të përdorin logjikën. /Gazeta Sinjali