Pas 47 viteve, Britania e Madhe në këto çaste zyrtarisht është shkëputur nga Bashkimi Evropian.
Ora 23:00 sipas kohës britanike, ka shënuar largimin e Britanisë së Madhe nga familja evropiane ku qëndroi për 47 vite.
Ndarja është pritur me organizime të veçantë në Londër, ku dhjetëra-mijëra përkrahës të Brexit-it kanë dal në sheshe dhe në Qendrën e Londrës, për të festuar momentet e para të ndarjes nga Brukseli.
Britanikët i thanë po ndarjes nga Bashkimi Evropian gjatë një referendumi që ishte mbajtur në vitin 2017.
Bashkimi Evropian nga sot do të ketë 27 shtete, pa Britaninë e Madhe, njërin nga shtetet më të fuqishme evropiane