image Britania e Madhe vendos karantinë për qytetarët e këtij shteti

Botë

Britania e Madhe vendos karantinë për qytetarët e këtij shteti

news image

Udhëtarët, të cilët mbërrijnë në Angli nga Portugalia kontinentale, një destinacion popullor për turistët britanikë, Hungaria dhe territoret franceze përtej detit, do të duhet të bëjnë dy javë karantinë për shkak të një ringjalljeje të koronavirusit, njoftoi sot qeveria britanike.

“Të dhënat tregojnë se ne duhet të heqim Portugalinë (por jo Azoret dhe Madeiran), Hungarinë, Polinezinë Franceze dhe Réunionin nga lista e vendeve të përjashtuara nga karantina, për të garantuar sigurinë e të gjithëve”, shkroi në Twitter ministri britanik i Transportit, Grant Shapps.

Ministri theksoi, gjithashtu, se Suedia tani do të përjashtohej nga kjo masë. /Gazeta Sinjali/