Drejtori i Drejtorisë Hapësinore të Britanisë, Harvey Smith, ka thënë se Britania e Madhe është e shqetësuar për shkak se Rusia ka testuar me anë të një arme satelitët e saj.
“Jemi të brengosur për shkak mënyrës sesi ka testuar Rusia njërin nga satelitët e saj, duke lansuar një projektil që ka karakteristikat e një arme”, tha Smith.
Ai më tutje tha se veprimet e tilla nga Rusia rrezikojnë duke shkaktuar pluhur i cili mund të jetë i rrezikshëm për satelitët në sistemet hapësinore.
“Veprimet e tilla kërcënojnë përdorimin paqësor të hapësirës dhe rrezikojnë shkaktimin e pluhurit i cili mund të jetë i rrezikshëm për satelitët dhe sistemet hapësinore tjera nga të cilët varet e tërë bota”, shkruan BBC.
“I bëjmë thirrje Rusisë që të mos bën testime të tilla. Gjithashtu i bëjmë thirrje Rusisë që të vazhdojë bashkëpunimin me Britaninë për të inkurajuar operime të ndërgjegjshme në hapësirë”.
Është hera e parë që Britania ka bërë akuzime të drejtpërdrejta Rusisë për këto testime në hapësire.
Vetëm katër shtete, Rusia, SHBA, Kina dhe India, kanë demonstruar se kanë armë anti-satelitë gjatë dekadave të fundit, duke i bartur në hapësirë me anë të fluturueseve ose raketave.
Interesi në shkatërrimin e sateliteve është në rritje e sipër, ngase bota gjithnjë e më shumë po varet nga këta satelitë për mbledhjen e informatave, komunikimin, navigacionin, dhe paralajmërimin.
Nuk ekziston ndonjë traktat i cili ndalon apo kufizon armë të tilla, edhe pse shumë shtete kanë argumentuar se duhet të ketë ndonjë lloj marrëveshjeje ndërkombëtare./ Gazeta Sinjali/