image Britania e Madhe sot raporton 763 viktima, por priten shifrat tronditëse të vdekjeve jashtë spitaleve

Shëndetësi

Koronavirusi/ Britania e Madhe sot raporton 763 viktima, por priten shifrat tronditëse të vdekjeve jashtë spitaleve

news image

Britania e Madhe rrezikon të shndërrohet në një rast fatkeq me bilancin e viktimave nga koronavirusi. Të dhënat zyrtare flasin sot për 763 viktima, që e çojnë numrin total në 18100 persona, ndërkohë që numri i të prekurve kalon 133 mijë.

Nga këto 665 kanë ndërruar jetë në institucionet spitalore angleze, të tjerët në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut.

Por opinioni publik britanik mund të përballet së shpejti me një trontitje të fortë. Në fakt, numri zyrtar merr përsipër vetëm të vdekurit në këto institucione, dhe jo ato në azile private ose në shtëpi, raport ky që përditësohet çdo 10 ditë.

Ky raport ende nuk ka ardhur për javën e kaluar, ku është regjistruar numri më i madh i vdekjeve, dhe pritet nga dita ditës. Studime serioze, si ai i prestigjiozes Financial Times, parashikojnë një bilanc të vërtetë lufte, ku 18 mijë viktimat deri më tani mund të shkojnë në së paku 41 mijë, pas botimit të shifrave.

Një studim, ky, i mbështetur edhe nga pohimi i Gjendjes Civile skoceze, ku thuhet së viktimat në atë vend mund të jenë pothuajse 80% më shumë nga të dhënat e deritanishme. Qeveria britanike sot pohoi se personat që kanë ndërruar jetë në shtëpi, përgjithësisht të moshuar, mund të jenë trefishi i deritanishëm. /Gazeta Sinjali/