Britania e Madhe do të largohet sot nga familja europiane, pjesë e të cilës u bë zyrtarisht që prej vitit 1973, ku njihet edhe njëra ndër themelueset e Unionit Europian.
Vendi para mesnatës do të shkëputet përfundimisht nga unioni, teksa palët brenda 11 muajve do duhet ta ndajnë marrëdhënien ekonomike të përbashkët, raporton Gazeta Sinjali.
Bashkimi Europian humb kësisoj 15 për qind të buxhetit të saj, shpenzuesin më të madh ushtarak dhe kryeqytetin financiar ndërkombëtar sikurse është Londra.
“Ky është momenti kur largohet errësira dhe sipari hapet për një akt të ri”, ka thënë kryeministri britanik. Boris Johnson në një deklaratë mediatike, pavarësisht se nuk dha detaje për planin e tij pas ditës së sotme./Gazeta Sinjali/