image Britania e Madhe shpall zyrtarisht sanksione të reja kundër Rusisë

Botë

Britania e Madhe shpall zyrtarisht sanksione të reja kundër Rusisë

news image

Në një deklaratë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se ka futur “një valë të re sanksionesh kundër Rusisë, duke synuar bizneset dhe individët e lidhur me kapacitetin e Rusisë për të financuar dhe zhvilluar luftën”.

Njoftimi përfshin 86 individë dhe organizata për të cilat qeveria thotë se janë “të lidhura me energjinë, metalet, mbrojtjen, transportin dhe sektorin financiar të Rusisë”.

Britania pretendon se kjo do të rrisë “presionin mbi të ardhurat e mbetura të Putinit dhe përpjekjet për të përdorur këta sektorë për të mbështetur makinën ushtarake”.

/GazetaSinjali/