image Britania e Madhe raporton numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19

Botë

Britania e Madhe raporton numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19

news image

Rezultatet preliminare të vdekjeve nga koronavirusi në Britani të Madhe, sjellin shifrat e 31 personave të vdekur. Numrat rezultojnë të jenë më të ulëtat përgjatë ditëve të diele, që prej kohës kur vendi u izolua totalisht.

Shefat e Departamentit të Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar ende nuk i kanë publikuar shifrat finale ditore, gjë që dikton se numrat e të vdekurve nga Covid-19 mund të jenë më të larta, shkruajnë mediet britanike

NHS regjistroi sot 27 vdekje të konfirmuara me Covid-19 nga laboratoret e spitaleve.

Nesër dyqanet me pakicë në Angli do të hapen për herë të parë pas 13 javësh./ Gazeta Sinjali/