image Britania e Madhe ngutet t'i sigurojë 90 milionë doza të dy vaksinave anti-COVID

Botë

Britania e Madhe ngutet t’i sigurojë 90 milionë doza të dy vaksinave anti-COVID

news image

Britania e Madhe ka nënshkruar një kontratë ku siguron 90 milionë doza të dy vaksinave anti-COVID me “Pfizer Inc” dhe “BioNTech”.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Biznesit, ku ka njoftuar për përshpejtimin e këtij procesi, shkruan “The Telegraph”, përcjell Gazeta Sinjali.

Britania e Madhe më parë kishte siguruar 30 milionë doza nga prodhuesit “Pfizer Inc” dhe “BioNTech”, teksa tani ka kërkuar edhe 60 milionë doza të tjera nga “Valenva”.

Marrëveshja është që nese vaksina e “Valenva”, është e sigurtë dhe u shërben britanikëve për shërimin nga koronavirusi, t’i porosis edhe 40 milionë vaksina të tjera.

“Ky partneritet i ri me disa nga kompanitë më të rëndësishme farmaceutike dhe vaksinat në botë, do të sigurojë që Mbretëria e Bashkuar të ketë shansin më të mirë të mundshëm për të siguruar një vaksinë që mbron ata që janë më në rrezik”, tha ministri i Biznesit, Alok Sharma.

Aktualisht nuk ka ndonjë rezultat për zbulimin e një vaksine, e cila sipas institucioneve shëndetësore dhe ekspertëve, është shumë e nevojshme për eliminimin e pandemisë koronavirus.

Ky virus ka infektuar miliona persona në botë dhe deri më tani ka vrarë mbi 600 mijë njerëz./ Gazeta Sinjali/