image Britania e Madhe ngrin asetet e shtatë biznesmenëve rusë, përfshirë Abramovich

Botë

Britania e Madhe ngrin asetet e shtatë biznesmenëve rusë, përfshirë Abramovich

news image

Britania e Madhe ka ngrirë asetet e shtatë biznesmenëve rusë, duke përfshirë këtu Roman Abramovich, Igor Sechin, Oleg Deripaska dhe Dmitri Lebedev, pasi ato u shtuan në listën e sanksioneve të vendit.

Abramovhich është pronar i klubit futbollistik Chelsea, Deripaska ka aksionë në En+Group, Sechin është shefi ekzekutiv i Rosneft dhe Lebedev është kryetar i bordit të drejtorëve të Bankës Rossiya, raporton Reuters – transmeton Gazeta Sinjali.

Një zëdhënës i Abramovich tha për Reuters se ata nuk mund të komentojnë menjëherë njoftimin e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar.

Megjithatë, Britania e Madhe tha se ka publikuar një licencë që lejon një numër aktivitetesh të lidhura me futbollin të vazhdojnë në Chelsea.

“Nuk mund të ketë strehë të sigurt pë rata që kanë mbështetur sulmin e egër të Putini në Ukrainë”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson.

/GazetaSinjali/