image Britania e Madhe mirëpret marrëveshjen për targat, pret progres në dialog

Politikë

Britania e Madhe mirëpret marrëveshjen për targat, pret progres në dialog

news image

Për arritjen e marrëveshjes për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar edhe ministri për Evropën i Britanisë së Madhe, Leo Docherty.

Ai ka shkruar në Twitter se tashmë palët duhet të ulen në tryezë dhe të bisedojnë për normalizim të plotë të marrëdhënieve.

“E mirëpres marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në hapat për uljen e tensioneve. Është jetike që të dyja vendet tani të ulen në tryezë që të bëjnë progres në dialogun e lehtësuar nga BE-ja drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre, për të mirën e të gjithë qytetarëve të tyre”, ka thënë ai në Twitter.

Pas njoftimit mbrëmë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, për arritjen e marrëveshjes, zyrtarë të lartë europianë dhe amerikanë përgëzuan palët që u dakorduan dhe shmangën tensionet.

/GazetaSinjali/