Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë të gjitha anijet ruse të hyjnë në portet e saj, tha të hënën Sekretari i Transportit Grant Shapps.
“Sot u kam shkruar të gjitha porteve të Mbretërisë së Bashkuar duke u kërkuar atyre që të mos ofrojnë akses në asnjë anije ruse me flamur, të regjistruar, në pronësi, të kontrolluar, me qira ose të operuar”, tha Shapps në një postim në Twitter.
Today I've written to all UK ports asking them not to provide access to any Russian flagged, registered, owned, controlled, chartered or operated vessels.
— Rt Hon Grant Shapps MP (@grantshapps) February 28, 2022
Given Putin's action in #Ukraine I've made clear these vessels are NOT welcome here with prohibiting legislation to follow. pic.twitter.com/5pKzfvcbGi
Shapps ndau një letër drejtuar të gjitha porteve të Mbretërisë së Bashkuar ku thuhej se “Departamenti i Transportit nuk e konsideron të përshtatshme që anijet ruse të vazhdojnë të hyjnë në portet e Mbretërisë së Bashkuar”, pas sulmit të tij “të paprovokuar, të paramenduar” kundër Ukrainës.“Sektori detar është themelor për tregtinë ndërkombëtare dhe ne duhet të luajmë rol në kufizimin e interesave ekonomike të Rusisë dhe në marrjen e llogarisë nga qeveria ruse,” vazhdoi Shapps.
Shapps tha se legjislacioni do të pasonte për të zbatuar ndryshimin. /GazetaSinjali/