Liz Truss, sekretarja e jashtme, ka zbuluar se Britania e Madhe ka filluar diskutimet me aleatët e saj ndërkombëtarë për dërgimin e armatimit modern në Moldavi për ta mbrojtur atë nga Rusia .
Ajo tha se dëshiron ta shohë vendin, i cili është në jugperëndim të Ukrainës “të pajisur me standardet e NATO-s”.
Moldavia nuk është aktualisht një anëtare e NATO-s dhe ka shqetësime se ajo mund të jetë një objektiv i ardhshëm për Vladimir Putin pas konfliktit në Ukrainë .
Në një intervistë për Telegrafin, Truss tha: “Do të doja ta shihja Moldavinë të pajisur me standardet e NATO-s. Ky është një diskutim që po bëjmë me aleatët tanë.
“Putini ka qenë absolutisht i qartë për ambiciet e tij për të krijuar një Rusi më të madhe – dhe vetëm për shkak se përpjekjet e tij për të marrë Kievin nuk ishin të suksesshme, nuk do të thotë se ai i ka braktisur ato ambicie”.
Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Franca dhe Gjermania kanë zhvilluar bisedime nëse duhet të nënshkruajnë një formë garancie sigurie për Ukrainën që të vazhdojë të ofrojë armatim dhe mbështetje në afat të gjatë.