image Britani e Madhe, pas Boris Johnson edhe ministri i Shëndetësisë pozitiv me Covid-19

Shëndetësi

Botë/ Britani e Madhe, pas Boris Johnson edhe ministri i Shëndetësisë pozitiv me Covid-19

news image

Pas kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Jonson, edhe një tjetër ministër i rëndësishëm në kabinetin e tij preket nga COVID-19. 

Ministri i Shëndetësisë në Britani të Madhe, Matt Hancock,rezulton me koronavirus.

Lajmin e ka dhënë vetë ai me anë të një postimi në Twitter, ku tha se ka dalë pozitiv ndaj testit të COVID-19, por ka vetëm disa simptoma të lehta. Ai ndodhet në vetëizolim në shtëpinë e tij.

“Duke ndjekur këshillat mjekësore, pas disa simptomave të lehta shkova të bëja testin e koronavirusit, i cili doli pozitiv. Fatmirësisht simptomat e mia janë të lehta dhe jam duke punuar nga shtëpia në vetëizolim”,  shkruan 42-vjeçari në Twitter ku ka postuar dhe një video.