Briken Calja, peshëngritësi shqiptar, në Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Uzbekistan, ka fituar tri medalje, një të artë dhe dy të argjendta, shkruan Sinjali Sport.
Medaljen e artë e mori kur në peshën deri në 73 kilogramë ia doli të ngrejë 156 kilogramë në stilin e shkëputjes.
Ndërsa medaljet e argjendta i mori në shtytje dhe dygarësh.
Në shtytje Calja ngriti 182 kilogramë në provën e parë, 186 kilogramë në të dytën dhe dështoi 190 kilogramë në të tretën, duke humbur titullin kampion në dygarësh për vetëm një kilogram, duke u stolisur me të argjendtën.