image Breshër e shi i madh në këto zona të Kosovës

Kosovë

Breshër e shi i madh në këto zona të Kosovës

news image

Pas temperaturave tropikale që mbizotëruan për javë të tëra në Kosovë, sot në rajone të ndryshme të Kosovës e kryesisht në Dukagjin, ka pasur rrebesh shiu siç ishte rasti i Istogut dhe në Pejë, që së fundmi raportohet se është kapluar edhe nga breshëri.

Moti i ngjashëm është duke mbretëruar edhe në Drenicë ku bubullimat nuk kanë të ndalur.

Kujtojmë se sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë javës së ardhshme temperaturat priten të bien paksa në tërë Kosovën, madje në zona të caktuara gjatë të hënës dhe të martës do të ketë reshje lokale shiu.