Gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale janë ngritur 27 aktakuza kundër 37 personave, transmeton Gazeta Sinjali.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 10 persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 5 persona të dyshuar, si dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 4 persona të dyshuar, gjithashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 5 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dy aktakuza kundër 3 personave.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona për 48 orë dhe ka ngritur 8 aktakuza kundër 8 personave, për vepra të ndryshme penale.
Kurse, Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.