Kryeministri Avdullah Hoti, ka pritur në një takim kryetarët e Këshillit Gjyqësor, Këshillin Prokurorial, kryetarin e Gjykatës Supreme dhe Kryeprokurorin e Shtetit.
Sipas një komunikate qeveritare në këtë takim, temë diskutimi ishin sfidat e adresuara nga Raporti për Kosovën për vitin 2020, të cilin dje ia dorëzoi shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, përfaqësues i posaçëm i BE-së në Prishtinë, Tomáš Szunyog, kryeministrit Hoti.
Takimi rezultoi me pajtimin e përbashkët që Qeveria e Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe aktorët e tjerë të përfshirë në këtë proces, do të përgatisin plane veprimi për adresimin e sfidave në fjalë, me qëllim që të bëhet më e mira për vendin dhe qytetarët.
Po ashtu u diskutua edhe çështja e Vettingut, proces i cili do të bëhet më ekspertë të fushës, shoqërinë civile dhe partnerët e tjerë, me ç ‘rast raporti për këtë çështje pritet të vijë këtë muaj në Qeveri./ Gazeta Sinjali /