image Brenda makinës 400 mijë euro të Edi Ramës (FOTO)

Shqipëri

Brenda makinës 400 mijë euro të Edi Ramës (FOTO)

news image

Edi Rama ka vendosur që mandatin e 3-të në krye të qeverisë ta nisë me një makinë të re, shumë më luksoze se ajo që kishte më parë.

Por, sërish nuk ka ndryshuar preferencat, pasi ka qëndruar tek prodhimet amerikane. Pasi braktisi ‘Lincolnin’, ai është shprehur se ia ka dhënë dhuratë vëllai i tij, Olsi.

Sot Rama ka shkuar në Presidencë për të bërë betimin me një makinë ‘GMC’ prodhim amerikan, por që mësohet se është e modifikuar.

Makina me të cilën lëviz sot Edi Rama mësohet se ka një vlerë prej më shumë se 400 mijë dollarësh, dhe cilësohet si një makinë që më së shumti  e përdorin kartelet e drogës në Meksikë dhe oligarkët rusë.

Esiona Konomi përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka shkruar se “Kush është zonja E.Hoxhallari dhe a ia ka dhënë ajo makinën në përdorim kreut të qeverisë?”.

/GazetaSinjali/