image Brenda dy ditësh katër persona rezultuan pozitiv me COVID-19 në Komunën e Kamenicës

Shëndetësi

Brenda dy ditësh katër persona rezultuan pozitiv me COVID-19 në Komunën e Kamenicës

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se pas mostrave të marra në Komunën e Kamenicës brenda dy ditësh katër persona kanë rezultuar pozitiv.

Personat pozitiv janë nga Kamenica(1), Petroc (1), Koretin (1) dhe Rogaçicë (1).

Kryetari  Qëndron Kastrati ka lutur qytetarët për respektim të udhëzimeve.

“Nga IKShP u njoftuam se sot janë identifikuar edhe dy (2) raste pozitive me #COVID19. Edhe ditën e djeshme patëm po dy persona qe rezultuan pozitiv në testin për virusin SARS-CoV-2. Numri i rasteve aktive ka arritë në 26, ndërkaq që ju lutem për kujdes e respektim të udhëzimeve”, ka shkruar Kastrati.

Numri total deri më tani i të infektuarve në Komunën e Kamenicës është 106, ku nga ta 75 janë shëruar plotësisht, 26 raste janë aktive dhe pesë persona kanë humbur jetën.

“Mbani distancë, përdorni maska dhe pastroni duart shpesh”, thuhet në apelin e komunës. /Gazeta Sinjali/