image Brenda banesës ku fshihej i shumëkërkuari Dumani, fqinjët rrëfejnë tmerrin: Dëgjuam zhurma të forta

Shqipëri

Brenda banesës ku fshihej i shumëkërkuari Dumani, fqinjët rrëfejnë tmerrin: Dëgjuam zhurma të forta

news image

Një ditë pas arrestimit të shumëkërkuarit Nuredin Dumanit, apartamenti ku ai fshihej është rrethuar  nga forca të shumta policie.

Në pamjet e publikuara duket dera e apartamentit në katin e katërt, ku janë vendosur shiritat e zonës së krimit.

Operacioni i Forcave RENEA gjatë natës për kapjen e Dumanit ka terrorizuar banorët, të cilët kanë treguar se dëgjuan zhurma të forta.

“Tmerr, tmerr, tmerr. Banoj në katin të tretë, ata ndodheshin në kat të katërt. Dëgjuam vetëm zhurmë që i binin me mjetet të forta derës”, shprehet fqinja e një kati më poshtë.

Nuredin Dumani u arrestua mbrëmjen e djeshme pas një operacioni nga forcat RENEA, vetëm dy orë pas atentatit ndaj Talo Çelës.

Ai u kap në apartamentin në Fier dhe më pas u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, pas plagëve të marra në përplasjen me armë të ndodhur në Papër të Elbasanit, ku dyshohet se tentoi të vriste “mikun e vjetër”, Çelën. Ky i fundit është ende në kërkim.

/GazetaSinjali/