Cristiano Ronaldo gjatë ditës së djeshme udhëtoi me aeroplanin e tij privat nga Portugalia në Spanjë e pastaj ateroi në Itali.
Emri i aeroplanit është ‘Astra Galaxy’ i llojit ‘Gulfstream G200’ që i ka kushtuar atij 20M funta, transmeton Gazeta Sinjali.
Ky aeroplan kap shpejtësinë prej 901 kmH. Kjo do të thotë se Ronaldo do të mund të udhëtonte nga aeroporti I Madeiras në Torino për 6 orë e 25 minuta.
‘Astra Galaxy’ mund të bart 8 deri në 10 persona në një fluturim.
Ekzistojnë vetëm 250 aeroplan të llojtë të tillë. Ronaldo arriti ta blej modelin e fundit në vitin 2011. Pas këtij viti, kompania filloi prodhimin e aeroplanëve ‘G250’.
Brenda në aeroplan, Ronaldo ka nëj vend ku mund të lë rrobat e tij të dizajnuar personalisht për të.
Po ashtu brenda ‘Astra Galaxys’ ka Wi-Fi, Telefon, mikorvalë frigorifer dhe një system për të zbavitur pasagjerët.
Kush do që fluturon me këtë aeroplan, ka një film me golat më të bukura të Ronaldos që mund ta shikoj. /Gazeta Sinjali/