image Brenda 24 orëve nga COVID-19 u shëruan 85 persona

Shëndetësi

Brenda 24 orëve nga COVID-19 u shëruan 85 persona

news image

Numri i personave që fituan betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është 85.

Kështu ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, përcjellë Gazeta Sinjali.

Duke i mbledhur shifrat e 24 orëve të fundit, numri total i të shëruarve 12,900 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 1,754.

Numri total i rasteve pozitive është 15,270 raste nga 63,638 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.

Ndërkohë, vetëm sot janë raportuar 62 raste të reja me COVID-19 dhe një rast i vdekjes./ Gazeta Sinjali /