image Bregdeti i Ulqinit bën përgaditjet për t'i pritur turistët kosovarë

Rajon

Bregdeti i Ulqinit bën përgaditjet për t’i pritur turistët kosovarë

news image

Qyteti bregdetar i Ulqinit ka bërë të gjitha përgaditjet për t’i pritur turistët gjatë kësaj sezone.

Plazhet e Ulqinit janë bërë gati edhe sa i përket respektimit të masave për mbrojtje nga infektimi me virusin COVID-19.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, në një intervistë thotë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për të pritur turistët nga Kosova. Ai garanton se çmimet do të jenë më të volitshme dhe se siguria e turistëve do të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm.

“Ka një zbritje edhe komuna e Ulqinit, por edhe të gjitha ato subjektet turistike në Komunën e Ulqinit, duke filluar prej hoteleve, plazhisteve, prej të gjitha atyre zinxhirit të ekonomisë të Komunës së Ulqinit. Do të thotë ato kanë me e dhënë një zbritje e cila nuk është e vogël, përveç asaj ajo zbritje është edhe për parking. Ka me qenë për të gjithë vizitorët që e vizitojnë Komunën e Ulqinit 20 përqind më e lirë se vjet”, thotë ai.

Nrekiq tregon edhe për lirimet që kanë bërë për ata që kanë shtëpi private në Ulqin.

“Edhe ka disa oferta të tjera njerëzit të cilët janë prej Kosovës i kanë shtëpitë në Ulqin edhe për ata ka me qenë një pagesë e cila është simbolike, jo simbolike po pagesë kur e paguan tatimin në pasuritë e patundshme duhet me e pagua edhe taksën turistike. E ata janë liruar prej taksës turistike sivjet”, thotë ai.

Në kohën kur e gjithë bota po përballet me pandeminë COVID-19, i pari i Ulqinit thotë se i kanë marrë të gjitha masat për të ofruar siguri për turistët.

“Siguria është qind për qind, gjatë pandemisë ne kemi punuar të gjithë që me e përgatit sezonin turistike sa më të mirë dhe gjithashtu që çdo turistë që të vije të jetë më i sigurt në Ulqin…Disa masa të cilat duhet me u respektua, do të thotë distanca sociale, distanca në plazh prej çadrës në çadër 4 metër, restorantet 2 metër njëra prej tjetrës tavolinë”, deklaroi ai. /Gazeta Sinjali/