image Brazili publikon listën me 24 lojtarët që do paraqitet në Copa America

Futboll

Brazili publikon listën me 24 lojtarët që do paraqitet në Copa America

news image

Selektori i Brazilit Tite, ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjet e Copa America, raporton Sinjali Sport.

Nuk ka ndonjë surprizë, veç lënies jashtë të Rodrigo Caio (Flamengo), i cili i ka lënë vendin mbrojtësit të Chelsea, Thiago Silva.

Veterani ishte dëmtuar në finalen e Ligës së Kampionëve, por është drejt rikuperimit dhe do të jetë pjesë e Brazilit në Copa America. Tite ka ftuar vetëm 24 lojtarë, edhe pse lejoheshin 28 për këtë kompeticion.

Lista e futbollistëve të ftuar është kjo:

PORTIERË: Alisson (Liverpool), Ederson (Manchester City) dhe Weverton (Palmeiras);

MBROJTËS : Emerson Royal (Barcelona), Danilo (Juventus), Alex Sandro (Juventus) Renan Lodi (Atletico de Madrid), Eder Militao (Real Madrid), Felipe (Atletico de Madrid), Marquinhos (PSG) dhe Thiago Silva (Chelsea).

MESFUSHORË: Casemiro (Real Madrid), Douglas Luiz (Aston Villa), Everton Ribeiro (Flamengo), Fabinho (Liverpool), Fred (Manchester United) dhe Lucas Paquetá (Lyon);

SULMUES: Everton Cebolinha (Benfica), Roberto Firmino (Liverpool), Gabriel Barbosa (Flamengo), Gabriel Jesus (Manchester City), Neymar (PSG), Richarlison (Everton) dhe Vinicius Jr (Real Madrid). /Gazeta Sinjali Sporti/