Brazili e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme sfidën e fazës 1/8 të Botërorit të Katarit ndaj Koresë së Jugut.
Brazilianët tashmë po avancojnë me epërsinë e dy golave pas 15 minutave të parë.
Vinicius Jr zhbllokoi i pari sfidën duke realizuar një gol të bukur në minutën e 7-të pas një asistimi nga Raphinha.
Epërsia u zgjerua nga Neymar, i cili realizoi nga pika e penalltisë në minutën e 13-të.
Ky ishte goli i 76-të i Neymar me fanellën e kombëtares së Brazilit, dhe tashmë ndodhet vetëm një gol larg barazimit të rekordit të Peles, nga golashënuesit më të mirë në histori të Brazilit.