image BQK injoroi Qeverinë për vendimin e rritjes së çmimit të sigurimit të veturave

Kosovë

Vendim krye më vete/ BQK injoroi Qeverinë për vendimin e rritjes së çmimit të sigurimit të veturave

news image

Qeveria e Kosovës është injoruar tërësisht nga Banka Qendrore e Kosovës me rastin e marrjes së vendimit për rritjen e çmimit të sigurimeve për automjetet prej mbi 26 përqind.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, Haki Shatri, këshilltari ekonomik i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se Kryeministria ashtu sikurse Qeveria ka qenë tërësisht jashtë rrjedhave dhe nuk janë konsultuar fare nga guvernatori, Fehmi Mehmeti para marrjes së vendimit i cili ka hyrë në fuqi më 15 nëntor.

“BQK-ja për vendimin që e ka marr nuk ka pasë naj konsultim paraprak me Qeverinë për këtë punë. As nuk është komuniku as nuk është diskutu për këtë punë. Në bazë të ligjit, ky institucion duhet t`i raportojnë Qeverisë dhe Kuvendit për punën e vetë.”, ka thënë Shatri për Gazetën Sinjali.

Ai ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se kryeministri në largim Ramush Haradinaj do t`i drejtohet sot me një letër Guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti për t`i kërkuar sqarim lidhur me rritjen e tarifave.

“Muj me thonë që Qeveria kryeministri në detyrë sot  do t`i drejtohet Guvernerit me një shkresë ku do t`i lypë sqarime për bazën ligjore dhe argumentet për ketë ndryshim të tarifës.”, thekson Shatri për Gazëtën Sinjali.

Ai shton se pa marr përgjigjen zyrtare prej BQK-së, Qeveria nuk ka ndonjë qëndrim rreth arsyeshmërisë ose jo të vendimit për rritjen prej 26 përqind të tarifave të sigurimit të veturave, për të cilën çështje janë revoltuar qytetarët duke paralajmëruar protesta për sot dhe nesër në Prishtinë.

“Me kqyrë vetëm nga aspekti i qytetarëve, kjo është një ngarkesë shtesë por nuk i dijmë argumentet mbi të cilat ka vendos BQK me rrit këtë tarifë. Pa i pa qato argumente nuk mujmë më gjyku. Kur t`i ofrojnë argumetet, e shohim a është një bazë që vertëtë qëndron, a  kanë qenë vërtetë në pozitë të palakmueshme apo a kanë  vërtetë këto kompani të  sigurimeve me humbje.”, ka theksuar Shatri.

Sot prej orës 13:00 në Prishtinë është paralajmëruar se do të mbahet një protest para BQK-së për ta kundërshtuar vendimin për rritjen e cmimit të sigurimit të veturave I cili ka hyrë në fuqi më 15 nëntor. Një protest tjetër është paralajmëruar edhe për nesër pasdite prej orës 16:00. Orgazniatorët  janë zouar se nuk do të heqin dorë nga kërkesa e tyre për shfuqizimin e vendimit që bie mbi nkurrizin e tyre. /Gazeta Sinjali/