Ka mbetur vetëm të njoftohet data e inaugurimit të Stadiumit “Al Bayt” në Katar, një nga vendet që do të mirëpresë ndeshjet e “Botërorit 2022”, pasi më në fund janë zbuluar pamjet e para.
Në llogarinë zyrtare në Twitter, është postuar një foto mahnitëse ku shihet se puna vazhdon me shpejtësi, e se ndërtimi i stendës kryesore është i plotë.
Stadiumi do të jetë gati në dhjetor, paralelisht me ngjarjet e Kupës Botërore për Klube të FIFA-s ose me ato të Kupës së Kombeve të Gjirit./Gazeta Sinjali/