image Bota tani ka 2668 miliarderë, Musku larg më i pasuri

Botë

Bota tani ka 2668 miliarderë, Musku larg më i pasuri

news image

Lufta, pandemia dhe tregjet e ngadalta goditën miliarderët e botës këtë vit.

Janë 2668 prej tyre në renditjen e 36-të vjetore të Forbes për njerëzit më të pasur të planetit – 87 më pak se një vit më parë. Ata kanë një vlerë kolektive 12.7 trilionë dollarë—400 miliardë dollarë më pak se në vitin 2021.

Rënia më dramatike ka ndodhur në Rusi, ku ka 34 miliarderë më pak se vitin e kaluar pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.

Megjithatë, Forbes gjeti më shumë se 1000 miliarderë që janë më të pasur se një vit më parë. Dhe 236 tjerë janë bërë miliarderë gjatë vitit të kaluar – duke përfshirë nga Bullgaria, Estonia dhe Uruguai.

Amerika ende kryeson botën, me 735 miliarderë me një vlerë kolektive prej 4.7 trilionë dollarësh, përfshirë Elon Musk, i cili kryeson listën e miliarderëve në botë për herë të parë. Kina (përfshirë Makaon dhe Hong Kongun) mbetet numri dy, me 607 miliarderë me një vlerë kolektive 2.3 trilion dollarë.

/GazetaSinjali/