Mijëra persona në botë kanë marrë pjesë në protesta pro-Ukrainës dhe për të dënuar luftën e Rusisë në këtë shtet.
Pushtimi i Moskës ka nxitur zemërim global dhe ka rezultuar me sanksione nga shtetet e Perëndimit, disa të drejtuara edhe kundër vetë presidentit rus, Vladimir Putin.
Më 26 shkurt, protesta janë mbajtur në disa qytete evropiane, por edhe në Teheran, raporton REL.
Për protesta është raportuar edhe në New York dhe Izrael.