image Boston Celtics dhe LA Clippers shënojnë fitore të rëndësishme

Basketboll

Boston Celtics dhe LA Clippers shënojnë fitore të rëndësishme

news image

Pas dy humbjeve radhazi, Boston Celtics u rikthye te fitorja ndaj Toronto Raptors, duke marrë edhe avantazhin e përgjithshëm 3-2 me ndeshje. Celtics triumfuan me rezultatin e thellë 111-89 në “HP Field House” të Orlandos, në një sfidë të cilën e vunë në rrjedhën e duhur që në gjysmën e parë.

Në përfundim të pjesës së parë, Boston Celtics kishte siguruar një avantazh të konsiderueshëm prej 27 pikësh dhe arriti lehtësisht fitore në përballjen e pestë çerekfinale, pavarësisht përpjekjeve të kanadezëve për të reaguar në çerekun e tretë dhe të katërt.

Los Angeles Clippers mori avantazhin 2-1 me ndeshje, pasi fitoi me shifrat 113-107 përballjen e mbrëmshme ndaj Denver Nuggets, në sfidën e zhvilluar në arenën tjetër të Orlandos “Advent Health”. /Sinjali Sportiv/