image Boshnjaku: Shpresojmë në rezultat pozitiv, edhe një fitore minimale do ishte e mirëseardhur

Futboll

Boshnjaku: Shpresojmë në rezultat pozitiv, edhe një fitore minimale do ishte e mirëseardhur

news image

Klubi hungarez Ferencvaros do zbarkojë në “Fadil Vokrri” nesër mbrëma që të zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Prishtinës.

Në konferencë për shtyp ka folur Boshnjaku që e vlerësoi si ndeshje të vështirë dhe që “Bardhekaltërve” do t’iu kënaqte edhe një fitore minimale.

“Na pret ndeshje e vështirë, pa dyshim shumë e vështirë. Neve na vjen keq që nga ndeshja e parë nuk dolëm me rezultat më të mirë e që më pak fat dhe mund t’ia arrinim. Uroj të arrijmë të shfaqim dhe do të mundohemi të përsërisim momentet e mira të pjesës më të madhe të ndeshjes së parë”.

“Nuk na mungon entuziazmi, normalisht duke shpresuar, pse jo edhe në rezultat pozitiv, por nuk duhet të hapemi shumë, duhet të kemi kujdes. Ndoshta me një rezultat të ngushtë, e pse jo edhe fitore minimale, do të kënaqte shumë ambiciet tona dhe do të ishte e mirëseardhur për përvojën tonë në të ardhmen”, tha kapiteni i kryeqytetasve.

Takimi mes Prishtinës dhe Ferencvaros nis në ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Sinjali Sporti/